Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Arabia Saudite dhe Katari lidhin marrëveshjen hekurudhore/ Shkurtohet koha e transportit mes vendeve, priten rreth 10 milionë pasagjerë në vit
Arabia Saudite dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një linje hekurudhore me shpejtësi të lartë që do të lidhë Riadin me Dohan, një hap i rëndësishëm që konfirmon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pas viteve të tensionuara. Sipas mediave ndërkombëtare, linja e re do të kalojë nëpër disa qytete të mëdha dhe pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit mes dy kryeqyteteve në rreth dy orë, me trenat që do të arrijnë shpejtësi mbi 300 km/h. Aktualisht, fluturimi mes Rijadit dhe Dohas zgjat rreth një orë e gjysmë. Projekti pritet të përfundojë brenda gjashtë vitesh dhe synon të transportojë deri në 10 milionë pasagjerë në vit. Marrëveshja u nënshkrua në Riad nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, dhe Emiri i...