Video/ Shkundet Japonia, tërmeti 7.6 ballë godet shtetin aziatik, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin

Video/ Shkundet Japonia, tërmeti 7.6 ballë godet shtetin aziatik, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi prefekturën Aomori në veri të Japonisë pak pas orës 23:00 të hënën, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Epiqendra e tërmetit ishte 80 kilometra larg bregut lindor të Aomorit, me një thellësi prej 50 kilometrash dhe një paralajmërim për cunami deri në tre metra është lëshuar për tre prefektura: Aomori, Hokkaido dhe Iwate. Menjëherë pas tërmetit, Shërbimi Meteorologjik regjistroi një cunami prej 30-50 centimetrash në tre zona, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen menjëherë dhe të zhvendosen në vende më të larta. Intensiteti i tërmetit në shkallën japoneze nga 1 deri në 7 është 6+, sipas JMA. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti goditi qytetin e Misawa. Rreth 20 minuta më...