Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tërmeti i fuqishëm në Japoni, IAEA: Nuk ka anomali në centralin bërthamor të Fukushimës
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se autoritetet japoneze kanë raportuar se deri në këtë moment nuk është regjistruar asnjë anomali në ish-centralin bërthamor të Fukushimës, i cili u bë epiqendra e katastrofës bërthamore të vitit 2011. Sipas mediave ndërkombëtare, tërmeti i fortë i sotëm ka prekur edhe zonat që dikur u goditën nga cunami shkatërrimtar, përfshirë edhe kompleksin e Fukushimës. IAEA bëri të ditur se, si masë paraprake, centrali ka pezulluar përkohësisht procesin e shkarkimit të ujit të trajtuar në oqean. Ky proces përfshin lëshimin e ujit të kontaminuar më parë, i cili është pastruar përmes sistemit të avancuar të përpunimit të lëngjeve, të njohur si ALPS (Advanced Liquid Processing System). Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa deri tani nuk raportohet për rrezik...