Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përshkallëzim i dhunshëm në Greqi/ Fermerët përmbysin makinën e policisë, depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë
Pamje të rënda dhune kanë ardhur këtë të hënë nga ishulli i Kretës, ku protesta e fermerëve grekë është përshkallëzuar në mënyrë të paprecedentë. Turma të mëdha protestuesish u përplasën me forcat policore pranë aeroporteve të Haniasë dhe Iraklios, në një valë përleshjesh që po trondit vendin prej javësh. Në Hania, tensionet shpërthyen kur fermerët thyen kordonin policor, përmbysën një automjet të policisë dhe detyruan njësitë speciale të tërhiqen, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës. Ngjarje të ngjashme u regjistruan edhe në Iraklion, ku dhjetëra protestues arritën të depërtojnë deri në pistën e aeroportit, duke shkaktuar mbylljen e tij të përkohshme. Protesta e sotme është pjesë e një lëvizjeje të gjerë që prej fund-nëntorit ka përfshirë gjithë Greqinë. Fermerët kërkojnë përshpejtimin e subvencioneve të BE-së dhe...