Epidemia më e çuditshme e Francës nuk ishte murtaja, por kërcimi

Epidemia më e çuditshme e Francës nuk ishte murtaja, por kërcimi

Murtaja e Zezë me të drejtë mbetet epidemia më e njohur e historisë. Por në Europën mesjetare dhe të Rilindjes u përhap edhe një sëmundje shumë më e çuditshme: murtaja e kërcimit, e njohur edhe si koreomania. Ajo përfshinte grupe të mëdha njerëzish që vallëzonin për orë ose ditë të tëra në mënyrë të çrregullt dhe të furishme, pa qenë në gjendje të kontrollonin lëvizjet apo të ndalonin, derisa rrëzoheshin nga lodhja, madje disa edhe vdisnin. Grupet rriteshin deri në qindra persona, ndërsa sëmundja dukej sikur ishte ngjitëse. Dhjetëra raste të tilla janë regjistruar në botë nga shekulli i 7-të deri në shekullin e 19-të, me kulmin në Europë mes shekujve 14 dhe 17. "Pamja e koreomanisë është diçka që është e vështirë ta imagjinosh...