Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Të shtëna me armë në Oslo, policia arreston të dyshuarin
Një incident me të shtëna u regjistrua të hënën në qendrën tregtare më të madhe të Oslos, Stor Storsenter, kur një burrë hyri brenda me një pistoletë, njoftoi transmetuesi lokal NRK. Policia reagoi menjëherë dhe shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje. Qendra tregtare u evakua menjëherë për të siguruar qytetarët. “Rezulton se është hapur zjarr me armë. Autor i krimit është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim,” tha Tor Grottum nga policia e Oslos. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivin e ngjarjes. “Nuk dyshojmë për autorë të shumtë, por po kryejmë kontrolle të gjera. Për momentin, flasim vetëm për një të dyshuar,” shtoi Grottum. Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për çdo informacion që mund...