Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“Rajhu i Katërt”: Musk dhe kritika ndaj Komisionit Europian
Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 15:04 Elon Musk nuk ka fshehur zemërimin e tij ndaj Bashkimit Europian pas gjobës prej 120 milionë eurosh që Komisioni Europian i vendosi platformës së tij X (ish-Twitter). Në postimin e tij të fundit, Musk e quajti Brukselin “Rajhu i Katërt”. Kreu i Teslës ripostoi një foto me flamurin blu të BE-së, ku cepi i poshtëm ekspozonte një flamur me svastikën naziste, duke nënkuptuar se, sipas tij, Bashkimi Europian nuk ndryshon shumë nga regjimet totalitare të së kaluarës. Më herët, ai u kishte drejtuar 230 milionë ndjekësve të tij në internet, duke pretenduar se BE-ja duhet të “shfuqizohet fare” dhe sovraniteti t’i kthehet shteteve individuale. Gjoba kundër platformës X është e para që Komisioni Europian vendos sipas Aktit të...