Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjermania “i del përballë” Rusisë: Boll me lojëra, dimë edhe ne të shkatërrojmë
Zgjerimi i sulmeve hibride të Rusisë me dronë, sabotim dhe dezinformim, i ka vënë në lëvizje ekspertët gjermanë dhe politikanët, të cilët paralajmërojnë se situata është serioze dhe nuk mund të qëndrohet më duarkryq, por duhet vepruar. Alarmi është unanim. “Po shohim një përshkallëzim intensiv të situatës”, deklaroi Silke Wilms, nënkryetare e shërbimit të inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, shton ajo. “Po përjetojmë sulme kibernetike, anashkalimin e sanksioneve, zjarrvënie, të gjitha në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë, Gjermania është shënjestër e sulmeve hibride çdo ditë”, thekson Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt nga Unioni Kristiansocial (CSU). “Demokracia është nën presion nga brenda dhe nga jashtë”, paralajmëron Holger Münch, drejtor i Policisë Federale Kriminale. Ministri Dobrindt e quan intensitetin e sulmeve...