Tabaku: Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim

Tabaku: Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zgjedhur të dërgojë një mesazh që prek një nga krizat më të mëdha që po përjeton Shqipëria sot: largimin masiv të të rinjve dhe rënien dramatike demografike. Tabaku theksoi se rinia ka qenë për dekada burimi i shpresës dhe mundësia më e madhe konkurruese e vendit, por sot ajo po përballet me një realitet shumë më të ashpër. Sipas të dhënave, në vetëm 13 vite numri i të rinjve është tkurrur me 45%, ndërsa 1 në 2 të rinj është larguar nga Shqipëria në kërkim të një jete më të ndershme dhe më meritokratike. “Ëndrrat e një brezi që kërkoi ndryshimin dhe e arriti atë gati tre dekada e gjysmë më parë po...