Jetonte e vetme, gjendet e pajetë në banesë 70-vjeçarja në Korçë, fqinja njoftoi policinë

Jetonte e vetme, gjendet e pajetë në banesë 70-vjeçarja në Korçë, fqinja njoftoi policinë

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 17. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme dhe prej disa ditësh nuk ishte parë nga fqinjët. Ka qenë pikërisht fqinja e saj ajo që ka njoftuar policinë, pasi kishte dyshuar se diçka mund të kishte ndodhur. Nga të dhënat e para dyshohet se gruaja mund të ketë ndërruar jetë prej disa ditësh. Këqyrja paraprake e trupit nuk ka konstatuar shenja dhune, ndërsa pritet që trupi të dërgohet në ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Ky nuk është rasti i parë kur të moshuar që jetojnë vetëm gjenden të pajetë në banesat e tyre. Fenomeni është në rritje, pasi shumë të moshuar mbeten të izoluar për shkak...