Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Tenerife tronditet nga tragjedia detare, humbin jetën 4 persona
Katër persona humbën jetën të dielën pasi u rrëmbyen nga dallgë jashtëzakonisht të forta pranë Los Gigantes, një pellg natyror në bregdetin jugor të Tenerife-s në Ishujt Kanarie. Viktima e fundit është një burrë që u nxor nga deti në arrest kardiak nga ekipet e Qendrës së Koordinimit të Emergjencave (CECOES). Ai u transportua me helikopter në Spitalin “La Candelaria”, ku ndërroi jetë më vonë. Alarmi u dha rreth orës 16:00, kur u raportuan notarë të bllokuar nga deti i trazuar rreth 200 metra nga Isla Cangrejo, në zonën turistike të Santiago de Teide. Stuhia e fortë e së dielës gjeneroi një dallgë të madhe që kapërceu barrierën shkëmbore dhe goditi një grup njerëzish, duke i tërhequr mbi shkëmbinj. Mes tyre kishte edhe turistë të...