Edi Rama merr në mbrojtje hajdutët e Belinda Ballukut dhe sulmon SPAK se po i ndërhyn në kompetencat e qeverisë

Edi Rama merr në mbrojtje hajdutët e Belinda Ballukut dhe sulmon SPAK se po i ndërhyn në kompetencat e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe vartësve të saj, duke sulmuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për vendimet që, sipas tij, po cenojnë kompetencat e ekzekutivit. Në podcastin e djeshëm, Rama komentoi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku me vendim të GJKKO-së, duke theksuar se ankimimi i tij në Gjykatën Kushtetuese nuk lidhet me politikën, por me “mbrojtjen e balancës mes pushteteve”. Ai argumentoi se masa e sigurisë ndaj Ballukut, edhe pse “de jure” quhet pezullim, “de facto” përbën një “nënshtrim brutal të ekzekutivit”. Si argument të ri të pasojave që sjell pezullimi i Ballukut në qeverisjen e vendit, Rama solli edhe bllokimin e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Korporatës Elektroenergjike Shqiptare,...