Berisha: Ejani në qytetin “Studenti” me 8 Dhjetor, ora 11.00!

Berisha: Ejani në qytetin “Studenti” me 8 Dhjetor, ora 11.00!

Nga Sali Berisha- 8 Dhjetori-Dita e Rinisë është data e bekuar kur rinia studentore shqiptare nisi atë që u fut në histori si “Lëvizja e Dhjetorit”, që rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë. Nderime përjetë atyre të rinjve guximtarë. Më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin, dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.