Paraja digjitale/ Paralajmërimi i ekspertes, Beja: Transaksionet mund të gjurmohen, shteti mund të shantazhojë bizneset

Paraja digjitale/ Paralajmërimi i ekspertes, Beja: Transaksionet mund të gjurmohen, shteti mund të shantazhojë bizneset

Ekspertët ngrenë shqetësimet, lidhur me monedhën digjitale, për të cilën qeveria kërkon ta fusë në qarkullim në Shqipëri. E ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ nën moderimin e Dori Dakës në Syri Tv, ekspertja e sistemit financiar, Anjeza Beja ngre dyshime mbi mënyrën e funksionimit të parasë digjitale, për shkak të lehtësimit të gjurmueshmërisë së transaksioneve. Duke folur mbi këtë temë, Beja shkon më tej ku thotë se të dhënat masive financiare, të kontrolluara nga banka qendrore dhe potencialisht nga shteti, mund të keqpërdoren për kontroll, mbikëqyrje apo edhe shantazh ndaj individëve dhe bizneseve. Balancimi mes nevojës për siguri dhe efikasitet nga njëra anë, dhe ruajtjes së lirisë e privatësisë individuale nga ana tjetër, është sfida qendrore e këtij transformimi, shton ndër të tjera ekspertja....