Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shqetësime në Baltik, suedezët ndeshen ‘gati çdo javë’ me nëndetëse ruse
Shefi i operacioneve të marinës suedeze njoftoi se Forcat Detare të vendit të tij hasin në nënujore ruse “gati çdo javë” në Detin Baltik, ndërsa përgatiten për një rritje të mundshme të këtyre takimeve në rast armëpushimi në luftën e Ukrainës. Kapiteni Marko Petkoviç tha se Moska po forcon vazhdimisht prezencën e saj në rajon dhe se shfaqja e anijeve ruse është bërë pjesë e përditshmërisë së marinës suedeze. Ai shtoi se Rusia po rrit kapacitetet e saj dhe prodhon çdo vit një nënujore të klasit Kilo në Shën Petersburg dhe në enklavën e Kaliningradit, mes Polonisë dhe Lituanisë, duke zbatuar një “program të qëllimshëm dhe të vazhdueshëm modernizimi” të flotës së saj. Petkoviç vlerësoi se Rusia do të forcojë më tej kapacitetet e saj...