“Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor”,  Malaj: Ja sa do të jetë tarifa

“Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor”, Malaj: Ja sa do të jetë tarifa

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj. “Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”, – tha Malaj. Por sa do të jetë tarifa/primi që do të paguajnë familjet shqiptare për të siguruar banesën? “Jemi ende herët për të thënë shifra të tilla....