Macron: Bashkimi Evropian mund të vendosë masa ndaj Kinës për deficitin tregtar

Macron: Bashkimi Evropian mund të vendosë masa ndaj Kinës për deficitin tregtar

Bota E Diel, 7 Dhjetor 2025 20:51 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar mundësinë e kundërmasave ndaj Kinës nëse ajo nuk ndryshon qasjen në politikat tregtare. Deklaratat e tij erdhën gjatë një interviste për të përditshmen franceze Les Echos, pas një vizite treditore në Kinë. Macron theksoi se suficiti tregtar i Kinës nuk është i qëndrueshëm dhe se vendi po dëmton konsumatorët e vet, duke mos importuar mjaftueshëm nga Evropa. Ai paralajmëroi se, nëse Kina nuk ndryshon sjelljen, Bashkimi Evropian mund të marrë masa të fuqishme, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe duke vendosur tarifa mbi produktet kineze. Kina mbetet partneri kryesor tregtar i Francës në Azi, por ekonomia evropiane përballet me një deficit të madh tregtar me Pekinin. Në vitin 2024,...