Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Qepët e njoma! Si t’i përdorni për shëndetin e organizmit
Qepët e njoma nuk duhet të mungojnë në tryezë, sidomos kur ato janë të stinës. Këto perime jo vetëm që i japin ushqimeve shumë shije, por janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Padiskutim, qepa është mbretëresha e kuzhinës shqiptare. Jo më kot, qepa në vend mbulon 90% të kërkesave të tregut, me Korçën dhe Elbasanin që kanë edhe prodhimin më të lartë me respektivisht 94.940 kuintal dhe 72.529 kuintal. Ndërkohë në rang vendi prodhojmë mbi 175.129 kuintal qepë në vit, duke u renditur në vendin e 66-të në botë. Qepa është një aleat i fortë, që ju mbron kundër një sërë sëmundjesh, duke ju ofruar mes lotësh shëndet të mirë dhe shije në ushqim. Përtej kuzhinës, qepët përfshirë edhe ato të njoma janë tepër...