U dhunua dhe u hodh në plehra, Dashnor Sula i vjen në ndihmë qenushes në Shkodër, e adopton

U dhunua dhe u hodh në plehra, Dashnor Sula i vjen në ndihmë qenushes në Shkodër, e adopton

Në lagjen Kiras të Shkodrës, fundi i gushtit solli një tjetër lajm që të ngrin gjakun, një qen i rrahur barbarisht, i futur në qese plehrash bashkë me pula të ngordhura, u hodh pranë kazanit të mbeturinave. Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se kafsha kishte sulmuar pulat e pronarit, i cili zgjodhi ta “ndëshkonte” në mënyrën më çnjerëzore të mundshme. Vullnetarët e organizatës së mirënjohur “Animals Need Me” në Shkodër ishin të parët që e panë dhe reaguan. Ata e gjetën qenin të futur në qese bashkë me pulat e ngordhura, ende gjallë. Pa humbur kohë, e nxorrën nga qesja dhe e nisën menjëherë drejt një klinike veterinare, ku mori ndihmën e parë. Në atë moment, askush nuk e dinte se kjo vogëlushe, që më...