Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Grupi i kërkimit në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur këtë të dielë, më 7 dhjetor, trupin e pajetë të një gruaje, e cila mbrëmjen e kaluar ishte raportuar nga familjarët si e zhdukur. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për mediat se trupi u gjet rreth orës 13:15 në lumin e Bardhë, afër urës së fshatit, pas kërkimeve të intensifikuara nga njësitë policore. “Mbrëmë rreth orës 19:00, familjarët raportuan se viktima ishte larguar nga shtëpia dhe nuk gjendej. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’. Sot gjatë kërkimeve, trupi i pajetë u gjet rreth një kilometër larg urës së fshatit,” tha Gashi për gazetën Telegraf. Ndërkohë mediat lokale shkruajnë se gruaja ishte shtatzënë. Mjeku ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa...