Dëmtohet mburoja e Çernobilit, ekspertët paralajmërojnë: Nuk mund ta bllokojë më rrezatimin

Dëmtohet mburoja e Çernobilit, ekspertët paralajmërojnë: Nuk mund ta bllokojë më rrezatimin

Mburoja mbrojtëse mbi reaktorin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, i cili u godit nga një dron në shkurt, nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor të bllokimit të rrezatimit, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). Në shkurt, një sulm me dron shkaktoi një vrimë në “mbrojtjen e re të sigurt”, e cila u ndërtua me shumë mund me një kosto prej 1.5 miliardë eurosh pranë reaktorit të shkatërruar. IAEA tha se një inspektim javën e kaluar i strukturës së çelikut zbuloi se impakti i dronit e kishte degraduar strukturën. Ndryshe, shpërthimi i Çernobilit në vitin 1986 – i cili ndodhi kur Ukraina ishte nën sundimin e Moskës si pjesë e Bashkimit Sovjetik – dërgoi rrezatim në të gjithë Evropën. Drejtori i përgjithshëm...