No Image Available

Detaje të reja nga vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Mori 6 plumba, atë ditë drekoi me familjen në në fshatin Synej

Mondi Mëhalla ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan natën e 30 nëntorit. Ai u qëllua me gjashtë plumba në kokë nga një person i armatosur, ndërsa ndodhej në makinën e tij tip Range Rover pranë karburantit të tij, “Xhaxhi Oil”. Gazetari Elton Qyno ka zbuluar se në ditën e krimit, Mëhalla kishte kaluar drekuar me familjen e tij në fshatin Synej të Kavajës. Pas drekës, ai i kishte kthyer ata në shtëpi, pranë Gjykatës së Elbasanit, dhe kishte shkuar në biznesin e tij. Pasi përfundoi punën me financat e biznesit, ai doli nga karburanti dhe hipi në makinën e tij. Në ato momente, një tjetër makinë u afrua me shpejtësi dhe një person...