A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nuk pranoi se e ka nisur këtë lëvizje brenda forcës së tij politike për shkak se synon të marrë drejtimin e saj. I pyetur në A2 CNN, nëse synon “karrigen” e Berishës, Salianji ka deklaruar se kërkon vetëm përmirësimin e partisë. “Unë synoj përmirësimin e PD. Ky nuk është momenti që kushdo të shfaqë ambicie. Madje është momenti që ndonjëri edhe mund të tërhiqet nga ambiciet për të bashkuar partinë. Por nuk mund të bëjmë sikur problemet nuk ekzistojnë. Unë kam interes që PD të vijë në pushtet”, tha Salianji. Salianji kritikoi qasjen e PD për të organizuar foltore çdo të hënë përpara Kryeministrisë dhe shtoi se duhet revoltë për të rrëzuar qeverinë socialiste. “A e rrëzojmë dot Edi Ramën...