Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem
Për dy vjet, gjatë kohës së luftës në Gaza, të gjitha festimet publike të Krishtlindjeve në Betelehem, në Bregun Perëndimor të okupuar ku sipas traditës lindi Krishti, u anuluan. Por pas armëpushimit të fundit, autoritetet vendosën që këtë vit festimet të rikthehen me ndezjen e drurit gjigant tradicional përpara Kishës historike të Lindjes. “Kanë qenë dy vite të këqija të heshtjes; as Krishtlindje, as punë, as turizëm. Të gjithë jetojmë nga turizmi dhe ai ishte në zero”, tha kryebashkiaku i Betelehemit, Maher Tzenaouati. Kryebashkiaku pranon se ideja për rifillimin e festimeve shkaktoi debate, pasi palestinezët në Gaza vazhdojnë të vuajnë pasojat e luftës. “Disa mund të thonë se nuk është koha e duhur, të tjerët se është e duhur. Por thellë në zemër ndjeva se...