Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

Mijëra traktorë janë rreshtuar në rrugët kombëtare të Greqisë, zyrat doganore dhe pika kyçe, me demonstratat që tashmë po marrin karakter kombëtar. Fermerët grekë po intensifikojnë presionin mbi qeverinë, pasi bllokadat forcohen çdo ditë dhe numri i traktorëve të rreshtuar në rrugët kryesore të vendit po rritet vazhdimisht. Ditët në vijim janë konsideruar kritike, ndërsa organizatorët po shohin mundësinë e bllokimit të përgjithshëm të akseve rrugore dhe porteve. Të premten pasdite u regjistruan incidente serioze pranë Selanikut. Fermerë nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki tentuan të thyejnë barrikadën e policisë për të lëvizur drejt qendrës aeroportuale “Maqedonia”. Fermerët raportojnë se nga ana e tyre ka katër të plagosur, disa prej të cilëve nga përdorimi i gazit lotsjellës. Gjithashtu edhe policia referoi në prokurori lëndimin e një...