Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Jeta mes kafshëve/ Fermeri që ruan blegtorinë autoktone në malet e Kukësit: Kam rritur fëmijët dhe kam bërë shtëpinë më këtë punë
Në fshatin Lusën, mes maleve të Kukësit, ende qëndron gjallë një traditë e vjetër sa koha. Qazim Peposhi, afro të gjashtëdhjetave, është një nga të paktët që vazhdon të mbajë gjallë blegtorinë autoktone të zonës. Prej dekadash, ai kujdeset për 150 krerë dhi, bashkë me tri lopë, tre kuaj dhe katër qen, që i shoqërojnë çdo ditë në mal. Me bashkëshorten, Qazimi ka ndërtuar gjithë jetën mbi këtë punë: ka rritur fëmijët, ka ngritur shtëpinë dhe u ka dhënë tre bijve të tij arsimin që dikur dukej i paarritshëm. Krenaria e tij e madhe mbetet dhia e kuqe autoktone, një ndër racat më të hershme shqiptare, të cilën ai e mbarështon me përkushtim të jashtëzakonshëm. “Dymbëdhjetë orë në ditë jam me bagëtitë,” thotë Qazimi, ndërsa...