Nga 2026-ta, reduktohet paraja fizike/ BSH: Po shkohet drejt shërbimeve digjitale, cash-i është më i kushtueshëm

Nga 2026-ta, reduktohet paraja fizike/ BSH: Po shkohet drejt shërbimeve digjitale, cash-i është më i kushtueshëm

Tavani prej 500 mijë lekësh për individët për transaksionet me para fizike për Shoqatën e Bankave është i lartë, por Banka e Shqipërisë thotë se reduktimi i parasë në qarkullim duhet të bëhet në mënyrë graduale, për të dhënë kohë për përshtatje. “Në gjykimin tonë është një vlerësim që bëhet duke marrë në konsideratë nivelin e qarkullimit të parasë fizike, duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër për të cilën këto masa duhet të merren, duhet të ketë kohë të mjaftueshëm për të gjithë individët që të përqafojnë një nismë të tillë. Është një limit që i përshtatet stilit të jetesës së individëve. Në të ardhmen besoj se ky limit do të rishihet gradualisht në ulje”, tha Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të...