Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për fshf.org, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se rrugëtimi i Kombëtares për të arritur në Botëror është i vështirë, por theksoi se Shqipëria do të luftojë deri në fund për të qenë pjesë e finaleve. “Organizimi i shortit ishte fantastik. Vetëm futbolli mund të bëjë që të bashkojë kaq shumë njerëz bashkë, njerëz të rëndësishëm të politikës, njerëz shumë të rëndësishëm të botës së futbollit, por edhe të sporteve të tjera. Ne jemi shumë...