Gimenez nuk bind, Milan hidhet në sulm për gjermanin e West Ham

Gimenez nuk bind, Milan hidhet në sulm për gjermanin e West Ham

Milani po përgatitet të ndërhyjë në merkaton e janarit për të forcuar repartin ofensiv, pasi skuadra e Massimiliano Allegrit po vuan mungesën e një qendërsulmuesi të mirëfilltë. Pavarësisht se Pulisic dhe Leão kanë kontribuar me disa gola, ekipi ka vështirësi të shënojë kur përballet me mbrojtje të ngjeshura dhe të organizuara. Sulmuesi Santiago Gimenez, i cili konsiderohej si “numri 9” i vetëm në ekip, nuk ka bindur deri tani dhe ka pasur probleme të vazhdueshme. Edhe Nkunku, i pritur të sillte cilësi dhe kreativitet, nuk ka arritur ende të shfaqet në nivelin e duhur. Për këtë arsye, drejtuesit kuqezi po analizojnë mundësinë e afrimit të një qendërsulmuesi që mund të ketë ndikim të menjëhershëm. Mes opsioneve të përfolura janë emra si Niclas Füllkrug dhe disa...