Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sulm me dron ndaj kopshtit të fëmijëve, 50 viktima të raportuara, 33 të mitur
Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) sudaneze sulmoi një kopsht fëmijësh në qytetin e Kalugës në Sudanin qendror, duke vrarë 50 persona, përfshirë 33 fëmijë, tha një grup mjekësor. Në njoftim thuhet se ndihmësit mjekësorë që erdhën në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit ishin objekt i “një tjetër sulmi të papritur”, raporton AP. Numri i viktimave pritet të jetë më i lartë, por ndërprerjet e komunikimit në zonë e kanë bërë të vështirë raportimin e viktimave. “Vrasja e fëmijëve është një shkelje e tmerrshme e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët nuk duhet të paguajnë kurrë çmimin e konfliktit”, tha në një deklaratë përfaqësuesi i UNICEF-it në Sudan, Sheldon Jett. Ai tha se UNICEF-i u bën thirrje të gjitha palëve “që t’i ndalojnë menjëherë këto sulme dhe...