Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Kur vinin klientë ajo ikte, unë bëja seks me ta”- E mitura tregon tmerrin se si ra pre e trafikantëve: Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje!
Lihen në burg rrjeti kriminal i trafikimit seksual që shfrytëzonin vajza të mitura bullgare dhe rumune në Selanik. Ky rrjet u denoncua nga një minorene bullgare, e cila ishte mbyllur në një apartament në Selanik, dhe arriti të arratisej kur iu tha se do të dërgohej në Gjermani për të vazhduar të punonte si prostitutë. Sipas dëshmisë së të miturës, në atdheun e saj kishte pasur një lidhje romantike me një 16-vjeçar. “Unë mbeta shtatzënë dhe linda një vajzë me të, por pa e njohur fëmijën edhe pse e dinte se ishte e tija”. Ajo iku nga banesa e prindërve të saj dhe shkoi në shtëpinë e partnerit ku ai jetonte së bashku me familjen e tij dhe qëndroi atje me vajzën. Megjithatë, kur fëmija...