Ervin Salianji kërkon të marrë drejtimin e PD?! Ilir Alimehmeti zbulon prapaskenat: Sali Berisha më ftoi në zyrë…

Ervin Salianji kërkon të marrë drejtimin e PD?! Ilir Alimehmeti zbulon prapaskenat: Sali Berisha më ftoi në zyrë…

Mjeku Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. I ftuar në A2 CNN me gazetaren Merita Haklaj, kandidati më i votuar i Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare, tregoi se e ka përgazuar  Sali Berishën që më në fund kishte vendosur të dilte në terren për të takuar demokratët, nëpërmjet Foltoreve. “Nuk ka asnjë nga këto lloj takimesh që nuk ia do të mirën PD-së. Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Unë mendoj se është një moment shumë i mirë edhe për të për ta integruar këtë lloj energjie brenda partisë, sepse e kemi të nevojshme, ndryshe do kemi më...