Rrëzohet vendimi i KQZ-së, PZAP certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Rrëzohet vendimi i KQZ-së, PZAP certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

selia e listes serbe KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Përmes një vendimi të publikuar më 5 dhjetor, PZAP-ja tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ofruar “asnjë arsyetim” për refuzimin e rekomandimit për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje. “... Pranohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 2 dhjetor, certifikohet subjekti politik Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme”, u tha në vendimin e publikuar më 5 dhjetor. Sipas PZAP-së, vendimi i KQZ-së është “i mangët, jo i plotë dhe nuk i trajton çështjet dhe faktet vendimtare që lidhen me vlerësimin e kushteve ligjore për certifikimin e subjektit politik”....