Korçë/ Operacioni policor zbulon një pikë bastesh në ambientet e një lokali

Korçë/ Operacioni policor zbulon një pikë bastesh në ambientet e një lokali

Këtë të premte, Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Vetëm disa minuta më parë, mësohet se në lagjen 2 të qytetit është konstatuar brenda një lokali një ambjent me disa kompjutera që kishin të hapur në ekran lojëra elektronike kazinoje. Ndër të tjera, bëhet me dije se në këto kompjutera janë gjetur edhe faqe që dyshohet se përdoreshin për vendosje të basteve sportive. Operacioni është ende në vijim dhe pritet që në përfundim të ketë edhe persona të arrestuar. Mësohet se policia po interviston administratorin e lokalit dhe klientë të ndryshëm që kanë qenë në këtë lokal.