Presidenti Begaj dekreton në heshtje, ligjin për barazinë gjinore

Presidenti Begaj dekreton në heshtje, ligjin për barazinë gjinore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kaluar në heshtje ligjin “Për barazinë gjinore”. I nxitur pas një sërë polemikash lidhur me këtë ligj, duket se presidenti Begaj ka zgjedhur të mos shprehë asnjë qëndrim publik duke dekretuar ligjin në heshtje. Ligji u miratua në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro dhe 36 kundër. Polemikat mbi këtë ligj nisën javë më parë, teksa mazhoranca dhe opozita interpretonin në mënyra të ndryshme disa nene të ligjit. Në debatin për këtë ligj u përfshinë edhe disa nga përfaqësuesit e lartë të BE-së, si kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, por edhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. Lidhur me këtë ligj u shprehën qëndrime edhe nga përfaqësusit e komuniteteve fetare në Shqipëri, por edhe...