Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Edi Rama do e përdorë çështjen Balluku si precedent për të shpëtuar veten”/ Ja detajet, që sqaron deputeti Mziu
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në një emision televiziv, foli për çështjen e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Edi Rama po e trajton këtë situatë. Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Mziu deklaroi se Rama e ka çuar çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese për të krijuar një precedent që mund ta përdorë për veten, në rast se ndaj tij do të lëshohet ndonjë fletëthirrje nga SPAK. “Rama e dërgoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Nëse tek ai shkon një fletë-thirrje nga SPAK, do ta përdorë vendimin e gjykatës si artificë për veten e tij,” – u shpreh Mziu. Sipas Mziut, rasti Balluku nuk është një “rrufe në qiell të pastër”, pasi situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më...