Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vdekja e 15 vjeçarit, Spitali i Durrësit: Nuk na ikën dritat gjatë operacionit, kishim gjenerator
Spitali i Durrësit ka reaguar pas vdekjen të 15-vjeçarit. Spitali teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, thekson se i mituri mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu në njoftim thuhet se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedurat emergjente dhe kanë bërë më së miri punën e tyre. Reagimi i Spitalit erdhi pas disa pretendimeve në media se gjatë operacionit për pacientin në fjalë, në ambientet e spitalit kanë ikur dritat, diçka që sipas Spitalit është e pavërtetë. Deklarata për mediat e spitalit: Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me...