Putin premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

Putin premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

Bota E Premte, 5 Dhjetor 2025 20:09 Moska është e gatshme t’i sigurojë Indisë furnizime të pandërprera me naftë. Mesazhi i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, në vizitën e tij të parë në katër vite në Indi, sfidon drejtpërdrejt presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka shtuar trysninë ndaj Nju Delhit për të ndalur blerjet e naftës ruse. Pas bisedimeve me kryeministrin Narendra Modi, Putin tha gjithashtu se ishte firmosur një sërë marrëveshjesh që synojnë fuqizimin e bashkëpunimit indiano-rus. “Siç e patë, një sërë marrëveshjesh të rëndësishme mes dy qeverive, agjencive dhe korporatave u nënshkruan sot. Shumë prej tyre synojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Rusisë dhe Indisë. Partneriteti energjetik po zhvillohet me sukses. Rusia është një partner i besueshëm i resurseve energjetike dhe ne...