Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Foltore për interes personal, u braktis nga strukturat”, Salinaji i përgjigjet me shifra Berishës: Ishin 500 njerëz!
ervin salianji-sali berisha TIRANË- Lëvizja e ish-deputetit Ervin Salianjit ka tronditur jo pak PD-në, ku kryedemokrati Sali Berisha nuk nguroi të dilte haptas kundër saj. Një ditë më parë, në një proncim për gazetarët para Parlamentit, Berisha e quajti lëvizjen e Salianjit "agjendë personale". Teksa tha se nuk ndihej aspak i frikësuar prej tij, Berisha theksoi se strukturat zyrtare të PD-së në Durrës e braktisën atë. Megjithatë, kësaj deklarate, Salianji ka zgjedhur t'i përgjigjet me shifra. Sipas Salianjit, në atë takim ishin rreth 500 vetë, duke përfshirë kryetarë e nënkryetarë të degëve. I bindur në ndryshimet që lëvizja e tillë mund të sjellë për PD, Salianji insiston se do të gjendet një zgjidhje dhe se këtë ia ka thënë edhe Berishës, “Ishin 500 njerëz në takim,...