Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Spitali i Durrësit ka dalë në një reagim publik pas vrasjes së 15-vjeçarit, i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga një 14-vjeçar. Spitali mohon që në momentin që ndaj të miturit është kryer ndërhyrje kirurgjikale të ketë pasur ndërprerje energjie. “Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë. Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë...