Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe duke paralizuar hyrjen e qytetit të Elbasanit. Trafiku i rënduar është shtrirë që nga Tuneli i Krrabës e deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm në afërsi të qytetit, ku lëvizja e mjeteve është thuajse e pamundur. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për rritjen e fluksit gjatë fundjavave, autoritetet duket se sërish janë kapur të papërgatitura. Raportohet se kolonat e makinave lëvizin me ritëm minimal dhe se në disa momente qarkullimi është bllokuar plotësisht për disa minuta. Ndërkohë prania e policisë nuk ndihmon aspak situatën teksa gjenden aty vetëm si spektatorë duke ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e strukturave shtetërore për të menaxhuar situata...