Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Procesi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, çka solli edhe uljen e dënimeve me një të tretën. Gjykata shpalli fajtor Florian Habilajn për dy episode të veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, njëri i mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Fillimisht, për të tre akuzat, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 15 vitesh burg, i cili u ul në 10...