Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hetimi dhe shtyrjet e seancave për Erion Veliajn, SPAK del me komunikatë zyrtare: Ne i kemi vënë në dispozicion njohjen e akteve, pretendimet e tij…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një deklaratë publike ka sqaruar disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim të Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Sipas SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, sipas SPAK. Ndërkohë SPAK thekson se sa i takon pretendimeve të përsëritura të Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, nr. 27/2024, Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet...