Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shtyhet seanca për Metën, zbardhet dëshmia e ish-presidentit: Dua të njihem me aktet! Kryemadhi: Gjykata urdhëroi SPAK…
ilir meta-monika kryemadhi TIRANË- Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Meta" është shtyrë për në datën 22 dhjetor. Mësohet se shkak është bërë mungesa e njohjes së Metës me aktet. Ish-presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premteje, ku pritej të shihej nëse trupa gjykuese do e kalonte dosjen për gjykim apo do e rikthente për hetime të mëtejshme, dhe ka kërkuar të njihet me e fashikujt hetimorë të dosjes dhe t’i vendosen në dispozicion materialet. Meta është shprehur se po i shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos i dhënë aktet. “Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit. Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë...