Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një prononcim për mediat, Cakrani deklaroi se prokuroria nuk ka përmbushur detyrat e lëna nga gjykata, duke shkaktuar tensione dhe shtyrjen e seancës. Akuza më e rëndë e Cakranit ishte drejtuar ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Unë nuk kam dyshime që zonja Gjoka është një gjyqtare tashmë e shantazhueshme nga zotërinjtë prokurorë, se po hetohet nga ata për çështjet e saj personale,” tha ai. Kujtim Cakrani: Gjithashtu, në seancën e kaluar u lanë disa detyra nga gjykata që prokurorët duhet të informonin ose më saktë duhet t’i paraqisnin në ambientet e paraburgimit zotit Ilir Meta, ish-presidentit të...