“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga SPAK dhe pezullimit të saj nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre. I ftuar në News 24, Bozdo akuzoi Kryeministrin Edi Rama për manipulim dhe propagandë politike. “Rama ka tejkaluar vetveten. Gjithë qëllimi i propagandës së PS është të vendosë në gjumë shqiptarët, por këto Rama do t’i bëjë të gjithë idiotë, duke thënë se po të mos jetë Balluku zv/kryeministre qeveria nuk funksionon,” u shpreh Bozdo. Ai ironizoi deklaratat e kryeministrit, duke shtuar: “Nuk niset avioni për në Kanada po të mos jetë Belinda, thotë. Ka më qesharake se kjo?!” Sipas Bozdos, Rama duhej ta kishte shkarkuar Ballukun më herët, ndërsa akuzoi zv/kryeministren e pezulluar se po...