GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do e kalojë për gjykim, do ia rikthejë SPAK-ut për plotësim, apo do e pushojë. Para gjyqtares Etleva Dedja përfundoi mbrojtjen ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. Ajo nuk ishte e pranishme në seancë, por përmes avokatit të saj kërkoi pushimin e çështjes, me argumentin se fakti i pretenduar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Në rast se kjo kërkesë nuk pranohet, mbrojtja e ish-deputetes, kërkoi gjykimi i shkurtuar dhe moskopetencë të GJKKO për shkak se nuk është më deputete, pra kalim të çështjes ne gjykatën e zakonshme. Ish-deputetja akuzohet nga SPAK se ka ndërhyrë për të penguar hetimet duke intimiduar dëshmitarë. Në seancë u paraqit vetëm...