Meta dhe Kryemadhi në gjyq, seanca shtyhet për më 22 dhjetor

Meta dhe Kryemadhi në gjyq, seanca shtyhet për më 22 dhjetor

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën e sotme të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe të bashkëpandehurve. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të dy ish-bashkëshortët Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Pak ditë më parë, përmes një kërkese të depozituar në kryesekretari, Meta kërkoi të mos mbahej në kafazin e sallës, duke pretenduar se në të kundërt nuk do të pranonte zhvillimin e seancave të procesit. “Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, citohet të ketë thënë Meta. Pas kësaj kërkese, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për më 22 dhjetor.