Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndonjë anëtar i KLP-së a është nën hetim nga SPAK? Ja përgjigjia që jep Prokuroria e Posaçme
SPAK ka kthyer përgjigje, në lidhje me interesimin e gazetarëve, nëse ndonjë anëtar i KLP-së ndodhet nën hetim. SPAK deklaron se asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është nën hetim. “SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore”, thuhet më tej në njoftim. Njoftimi i plotë i SPAK-ut: Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se: 1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme. 2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi,...