Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Berisha: Një natë para 11 majit erdhi zarfi me euro dhe me shënimin “mos voto nesër në zgjedhje…”!
“Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë! Të dyja mbështeten te fuqia e jashtëzakonshme e drogës”. Kështu deklaroi kreu demokrat Sali Berisha gjatë një takimi me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar. Berisha tha ndër të tjera se “Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin. Por...